×
  • Lajme
  • Lajme

    Krusha në alarm, dy të infektuar me coronavirus kishin shitur pemë në fshatin e tyre

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 12:14

    Krusha e Madhe është në alarm për shkak se dy persona nga Malisheva që dolën pozitiv me Covid 19, kishin shitur të premten fidane të pemëve në fshatin e tyre.


    Kryetari i Këshillit të fshatit të tyre, Selami Hoti, ka kërkuar nga qytetarët që kanë blerë fidane që të lajmërohen në QKMF, shkruan Reporteri.net.

    “Të dashur qytetarë Krushjan, ju njoftoj se të Premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë POZITIV në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim’”, ka thënë Hoti.

    Duhet theksuar se Malisheva është komuna më e prekur me coronavirus. Aty madje janë shfaqur edhe rastet e para.

    Ndërkohë, në Kosovë ka shkuar në 3 numri i të vdekurve, pasi dy persona humbën betejën mëngjesin e sotëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!