×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e David Lammy

    Kryediplomati britanik arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 22:13

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka arritur në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare, shkruan Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, në një postim në Facebook.

    Ai ka njoftuar se Lammy është pritur nga Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.

    Lammy nesër në mëngjes do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit, ata do të deklarohen për media. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!