Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Ai do të pritet në takim nga Presidentja Vjosa Osmani, në orën 08:25. Pas takimit, ata do të deklarohen edhe për media.
“Në orën 08:25, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.