×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati grek informon Lajçakun për vizitën e tij në Prishtinë

    Reporteri
    13 Mars 2023 | 14:30

    Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar përmes telefonit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Përmes një postimi në Twitter, kryediplomati grek ka treguar për vizitën e fundit që të dielën e kishte në Prishtinë.

    “Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun dhe e informova për vizitën time të fundit në #Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar ai.

    Kryediplomati grek që kur e ka marrë detyrën e ka vizituar Kosovën gjashtë herë.

    Greqia akoma nuk e ka njohur Kosovën, por dy shtetet kanë raporte diplomatike dhe tregtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!