×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda

    Kryediplomati i Shqipërisë viziton Kosovën, takime me presidenten e kryetarin e Kuvendit

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 7:19

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani sot do të vazhdojë takimet në Kosovë.

    Kryediplomati shqiptar do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

    Takimi mes Ministres Gërvalla dhe Ministrit Hasani do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa pas takimit bilateraly dy homologët do të deklarohen për media.

    Sipas agjendës Hasani do të ketë takim edhe presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

    Ndryshe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, pas vizitës në Kosovë do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

    Vizita synon të bëjë më përmbajtjesor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

    Ministri Hasani do të pritet të mërkurën në Shkup, nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovachevski dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive politike shqiptare.

    Ndërsa në Mal të Zi, ditën e enjte, ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanovic, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!