Kreu i diplomacisë kroate, Gordan Grlic Radman, në fjalën e tij në Këshillin e Evropës ka shprehur përkrahjen e Kroacisë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë tepër të rëndësishme.
Sipas Radman, pranimi i Kosovës do të përfaqësonte një mundësi strategjike dhe hap të rëndësishëm drejt forcimit të velrave evropiane për të gjithë kontinentin.
“Aderimi i Kosovës do të eliminonte një boshllëk të madh në mbulimin kontinental të Këshillit të Evropës, duke siguruar standarde të njëjta të të drejtave të njeriut në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryediplomati kroat.
Për këtë përkrahje të Radman, ka reaguar në faqen e saj në “X” deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila vazhdon ta ushtrojë edhe detyrën e ministres së Jashtme, duke e falënderuar Kroacinë për përkrahjen.
Grateful to 🇭🇷 FM @grlicradman for today’s clear message at @PACE_News:
"Kosova’s admission would fulfill @coe 's founding mission… a strategic opportunity to strengthen European values across the continent."
Europe is stronger when united in values.https://t.co/QfRxRIvd2q— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 26, 2025
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.