×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati turk, Çavusoglu, mbërrin në Kosovë, e pret Ministrja Gervalla

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 19:43

    Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevut Çavusoglu, sot rreth orës 19:00 ka mbërritur në Kosovë. 

    Atë në aeroport, ka dalur që ta presë Ministrja e Jashtme, Donika Gervalla, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Çavusoglu dhe Gërvalla do të mbajnë takim zyrtar nesër (të dielën) dhe më pas do dalin edhe në konferencë për media.

    Përpos Kosovës, Çavusoglu pritet ta vizitojë edhe Serbinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

    Gjatë kësaj vizite, ai në këto vende do të flasë për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë, si dhe do të diskutohen edhe marrëdhëniet bilaterale. Ai do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij, krerët shtetërorë dhe kryeparlamentarët e këtyre vendeve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!