E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati, ka qendruar sot në ambientet e Devolli Corporation në Pejë.
Diplomatja amerikane ka vizituar fabrikën e kafesë “Prince Cafe” e pritur nga Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë.
Aksionari Devolli ia ka treguar diplomates procesin e punës në fabrikë, si dhe aktivitetin e përgjithshëm të Devolli Corporation.
Aty është diskutuar edhe për bashkëpunimin e njësive të korporatës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë fushën e dyshekëve, patundshmërisë dhe kafesë.
Diplomatja Pratipati ka folur për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve amerikane dhe atyre kosovare, duke e marrë shembullin e kompanive të Devollit.
Sipërmarrësi Devolli e ka falënderuar përfaqësuesen e shtetit amerikan, duke e ftuar që ta vizitojë edhe Comoditan në Gjakovë dhe M&Sillosi në Rahovec.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.