×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri distancohet nga deputeti i tij që tha se i do në punë vetëm njerëzit e AAK-së

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 15:00

    Kryeministri Ramush Haradinaj është distancuar nga deklarata e deputetit të partisë së tij, AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili ka thënë se “po të kishte mundësi vetëm njerëzit e AAK-së do t’i shihte në punë”.


    “Distancohna prej kësaj, nuk mendoj se as Demaliaj mendon ashtu, as nuk mendon në këtë Kosovë normal ashtu në Kosovë të gjithë duhet me pasë punë, nuk mendon askush ashtu.”, ka thënë Haradinaj.

    “Ndoshta ka pasë naj idhnim Demaliaj”, ka thënë ai.

    Nga ana tjetër, Deputeti Demaljijaj ka thënë sot se nuk do të kishte qejf të shoh të punësur tjerë, përvec njerëzve të partisë së tij.

    “Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë i jap përparësi njerëzve të Aleancës”, kishte deklaruar deputeti i AAK-së.

    Ndërkohë në konferencë me gazetarë, Kryeministri ka mohuar konstatimet e Bankës Botërore se në Kosovë po rritet papunësia. Ai ka thënë se është e kundërta.

    “Nuk ka humbje të vendeve të punës në Kosovë, ka rritje të vendeve të punës, ka rritje ju siguroj, nuk është rritja që kemi qejf me e pa, por ka rritje të vendeve të punës”, ka thënë kryeministri.

    Haradinaj është pyetur nga gazetarët edhe për mbylljen e kazinove.

    “Jemi të vetëdijshëm se mbyllja e këtyre bizneseve rezulton edhe me humbjen e vendeve të punës. Me thënë të drejtën i gjithë ai presion qytetar e parlamentar dhe krejt ato zhvillime që ndodhën ka rezulutu me mbylljen e tyre. Do të kërkoj prej Ministrisë së Punës me hapë një program të caktum për me vepru ndaj këtyre, por ende s’ka diçka konkrete”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!