Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që kryeministri Avdullah Hoti të raportojë për takimin në Bruksel të premten.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se pas kërkesës së kryeministrit Hoti që të raportojë për takimin me ndërmjetësimin e BE’së, janë dakorduar në kryesi që kjo seancë të mbahet të premten në ora 12:00.
Tashmë Osmani ka thënë se mbetet vetëm që të konfirmohet ora nga kryeministri. Kryeparlamentarja shton se shpreson që kësaj radhe kryeministri të përgjigjet në kërkesa.
“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Kuvendit që të kemi raportime të kryeministrit edhe para nisjes në dialog edhe pas kthimit, tani pasi e morëm letrën që ai të vjen në Kuvend, e kemi ftuar për të premten për në ora 12:00. Presim përgjigje edhe njëherë, kjo është koha që e kemi kërkuar ne, duhet të jemi të sigurtë që përfundojme agjendën e seancës së paraparë ku janë në rend të ditës marrëveshjet ndërkomëbtare dhe Telekomi. Shpresoj shumë që kësaj radhe t’i përgjigjet kërkesave tona”, ka thënë Osmani. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.