Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas marrjes zyrtare të detyrës së shefit të Qeverisë, ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.
Hoti së bashku me kabinetin e tij, kanë vënë kurora lulesh tek varri i presidentit, shkruan Reporteri.net.
“Sot e kemi nisur ditën me protokollin e nevojshëm, të zakonshëm të kryeministrit kur merr detyrën, me konsultimet fillestare qe i bëmë sot në mbledhjen e qeverisë, pastaj me nderimet që ne u shprehëm si kabinet qeveritar themeluesit të shtetit të Kosovës, presidentit Rugova”.
“Pas kësaj do të jemi në vizitë edhe në Prekaz , tek vendi ku është i shenjtë për të gjithë shqiptarët kudo qe janë, si shenjë e respektit ndaj martirizimit të asaj familje dhe përmes saj gjithë atyre qe kanë dhënë jetën për lirinë të cilën e gëzojmë sot”, ka thënë Hoti.
Qeveria e Avdullah Hotit u votua dje me 61 vota pro në Kuvendin e Kosovës, 24 vota kundër dhe 1 abstenim.
Parardhësi i tij, Albin Kurti, nuk pranoi t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën Avdullah Hotit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.