Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka lëshuar sallën e Kuvendit në momentin që mori fjalën kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Hoti siç duket nuk pati durim ta dëgjojë Osmanin as edhe një minutë të vetëm, pasi që posa ajo doli në foltoren e Kuvendit, kryeministri u pa teksa largohej nga salla, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri e kryeparlamentarja mesa duket, nuk po arrijnë që të lënë anash inatet personale por po i shfaqin ato edhe gjatë seancave në Kuvend.
Pak minuta më parë, teksa fliste deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, u pa që Hoti kërkoi që ta marrë fjalën por Osmani e injoroi plotësisht.
Osmani njëjtë pati vepruar edhe në seancën e dytë pas votimit të Qeverisë Hoti duke mos ia dhënë fjalën bashkëpartiakut të saj.
Vjosa Osmani të shtunën u shkarkua nga pozitat e saj partiake në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa Avdullah Hoti zuri vendin e saj si nënkryetar i partisë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.