Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur sot kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, pas kritikave të këtij të fundit se ministrat e partisë së tij po i lë jashtë tavolinës së bisedimeve.
Hoti prerazi ka thënë se është ai që e përfaqëson krejt qeverinë në tryezën e bisedimeve.
“Kur unë kryesoj delegacionin përfaqësoj qeverinë, edhe AAK-në edhe NISMA-n edhe partnerët tjerë të koalicionit. AAK-ja është e përfaqësuar përmes meje në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se nga shpallja e pavarësisë nuk ka pasur Kosova asnjëherë vëmendjen kaq të madhe dhe se qeveria e tij i ka dyer e hapura në Uashington, Bruksel në NATO.
Ai ka thënë se qeveria e tij nuk ka hyrë në dialog për të bërë lojëra. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.