×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti i uron shërim të shpejtë ish-shefit të tij, Albin Kurtit

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 11:52

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë kreut të VV-së, Albin Kurti pasi ky i fundit njoftoi se është infektuar me Covid-19.


    Hoti i ka uruar Kurtit që ta kalojë sa më lehtë virusin Covid-19. Shërim të shpejtë, Hoti ka uruar edhe për të gjithë të prekurit e tjerë në vendin tonë, shkruan Reporteri.

    “Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Hoti.

    Ndryshe, nga VV-ja për Reporterin kanë treguar për gjendjen shëndetësore të Kurtit.

    Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se gjendja shëndetësore e Kurtit është e mirë.

    “Në përjashtim të simptomave për të cilat ka njoftuar vetë z.Kurti, gjendja shëndetësore e tij është shumë e mirë”, ka deklaruar Kryeziu.

    Kurti ka njoftuar sot se simptomat e COVID-19 i janë paraqitur para dy netësh, derisa ka theksuar se të martën është testuar dhe ka rezultuar pozitiv./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!