×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Kosova ka Qeveri funksionale, nuk ka nevojë për zgjedhje

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 14:46

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti vlerëson se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.


    “Sa i përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri funksionale e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe si e tillë duhet të vazhdojë”.

    Këto deklarata, Hoti i bëri pas takimit të Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me koronavirus, ndërsa theksoi se situata me pandeminë është prioritet i kësaj qeverie.

    “Dedikimi maskimal deri tani i kësaj qeverie ka qenë situata me pandeminë Covid 19. Nuk ka prioritet tjetër përveç pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”, është shprehur Hoti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!