×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti “kryen plaçkë” në Qeveri: Emëron një koordinator që e konsideronte pozitë të kotë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 13:19

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar një koordinator nacional për zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.


    Në këtë pozitë është caktuar Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, shkruan Reporteri.

    Në vendimin e Qeverisë thuhet se koordinatori  Veliu në detyrën e re do të këshillojë Kryeministrin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e terrorizmit, dhe ekstremizmin e dhunshëm e radikalizmin.

    Mirëpo, shefi i tij në Qeveri, Avdullah Hoti, dikur e quante “plaçkitje të buxhetit të shtetit” emërimin e një koordinatori kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

    Hoti, në një postim të vitit 2019, akuzonte qeverinë PAN se me emërime të  tilla të koordinatorëve nacionalë po e plaçkitë buxhetin e shtetit.

    “Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it
    Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit.
    Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve”, shkruante Hoti dikur.

    Kujtojmë se disa koordinatorë nacionalë, ishin emëruar në Qeverinë Haradinaj, pozitat e të cilëve ishin shuar gjatë Qeverisë Kurti.

    Javën e kaluar, Qeveria Hoti emëroi edhe një koordinator për dialogun me Serbinë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!