×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti niset për Kosovë pas takimeve në Washington e Bruksel

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 23:58

    Pas një jave të ngjeshur me shumë takime të rëndësishme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orët e mbrëmjes është nisur për në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.


    Hoti më 4 shtator ka marrë pjesë në takimin në Washington, ku edhe u arrit të nënshkruhet marrëveshje ekonomike me Serbinë më ndërmjetësin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në praninë  e presidentit Donlad Trump.

    Po ashtu të hënën Hoti sërish i ka vazhduar bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

    Hoti po ashtu sot ka zhvilluar një takim me sekretarin e NATO’s Stoltenberg dhe Komisionerin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi/Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!