Kryeministri Avdullah Hoti ka konfirmuar se me date 25 qershor do të shkojë për vizitë në Bruksel, por nuk e përmend se do ta takojë Miroslav Lajçakun.
Hoti përmes një postimi në Facebook thotë se në Bruksel do të bisedojë për rimëkëmbjen ekonomike, për coronavirusin e vizat, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister.
Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3390416387686358?__xts__%5B0%5D=68.ARBsQJ0aBBAgoNW1zEoS1G4ubAYISjIfQ3IGgACmPj4_bHeOAhTZce0WWuArhqnhqKIhVuBjMqJ76pD7GFCddWf43aDTbaot2sD7_A_yTpCVx5jRFoi1nZLkKNF_bLiYLRrXw_b1ukRgHwK1TlDUnrW3YexGSw3noFGWPP4nvZm8UAPsDh5dAHojR2KkT-C_0vr_5Kn6PCb8KRAo0-JmITD1FcMZbQahWx3yWQsFPM205KHSCZzNA-1DwpHqE1TyTs0MAR3qdtMmeLE8xhsG6bjkwG-5oyTB5odtaPkNE8ehKzDNEDn_vhcDr_mINpMplDp0W9QrbjwK-JxrMzNPGA&__tn__=-R