×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Nuk i kam lexuar tërësisht aktakuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 22:33

    Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk i ka lexuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.


    Hoti  tha se nuk i ka lexuar këto aktakuza në detaje por vetëm pjesërisht.

    “Jo tërësisht por pjesën më të madhe, pa detaje. Tash është mirë që t’i lëmë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre. Nuk mund të gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, tha në emisionin Pressing në T7.

    Kryeministri shtoi Specialja u krijua për të hetuar trafikimin e organeve, tash nuk përmendet askund.

    Megjithatë, Hoti ka thënë se duhet lënë organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre.

    “Duhet t’i lejmë që organet e drejtësisë të bëjnë punën e vet. Nuk mund të gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri”, tha ai.

    Hoti tha se qeveria e tij po tregon maturinë e nevojshme shtetërore dhe për këtë po përgëzohet nga ndërkombëtarët.

    Ndërsa lidhur me vrasjet e zyrtarëve të LDK-së, pohoi se ato duhet të ndriçohen.
    “Çdo vrasje, kushdo qoftë duhet të zbardhet deri në fund”, tha ai. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!