×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti: Nuk kam mandat për të diskutuar për shkëmbime territoriale, por për njohje

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 17:10

    Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk shkon në takimin e 27 qershorit në Washington për të rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe qëndrimin politik të LDK-së.


    Kryeministri ka thënë se është i mandatuar për të dialogur vetëm për njohje reciproke, e jo për shkëmbime territoriale, shkruan Reporteri.net.

    “Unë kam mandat të plotë për të diskutuar për njohjen reciproke, nuk kam mandat për të diskutuar për shkëmbime territoriale. Nuk shkoj atje për të hapur tema që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe as qëndrimin tonë politik. Negociatat tash duhet të kulmojnë me njohje reciproke, ky është mandati im”, ka thënë Hoti.

    Ndërkohë, Hoti ka thënë se për përfaqësimin në Ëashington do të ketë konsultim të gjerë, duke përmendur takime të sotme me shoqërinë civile.

    Kryeministri shtoi se do të vazhdojë takime me ambasadorë të vendeve mike si dhe partitë politike, me të cilat do të flas për përfshirje në krijimin e delegacionit.

    “Në takimin në Washington fillojmë procesin e dialogut për njohje reciproke. Në atë takim unë do ta përfaqësojë qeverinë. Delegacioni formohet ditët e ardhshme. Kemi bërë të gjitha veprimet e nevojshme për ndërtimin e platformës për dialog, kemi zgjatur dorën te opozita. Nesër kam takim më ambasadorët e vendeve të BE-së. Sot kam pasur takim me shoqërinë civile. Pozicioni që kemi formësuar si qeveri po pritet mirë dhe duket se është ndërtuar koncensus shoqëror. Ajo që na duhet është përfshirja e opozitës. Nesër kam takim me partitë politike për t’i informuar ata edhe një herë formalisht edhe për qëndrimin tonë për ftesën që kemi për 27 qershor”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, nga opozita ka pasur refuzim për përfshirje në diskutimet përgatitore për dialog. VV-ja e PDK-ja kanë refuzuar takimin e nesërm të thirrur nga kryeministri Hoti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!