×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorin e doganave dhe drejtorin e ATK-së

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 19:19

    Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, janë shkarkuar edhe drejtori i doganës, Ilir Murtezaj dhe ai i ATK-së, Ibrahim Xhaka.


    Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

    “Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet ne njoftim.

    “Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”.

    Ibrahim Xhaka ishte emëruar në këtë pozitë tetë muaj më parë gjatë kohës kur kryeministër i vendit ishte, Albin Kurti.

    Kurse, Ilir Murtezaj ishte emëruar në krye të ATK-së në shkurt të vitit 2019.

    Ky është shkarkimi i tretë brenda ditës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!