×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti sot udhëton për në Paris, takim me presidentin Macron

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 14:37

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris kur pritet të takohet me presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se pritja zyrtare që do t’i bëhet Hotit, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.

    Njoftimi i plotë:

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron.

     

    Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!