Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, me të cilët ka biseduar rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesja e Poasaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Hoti ka njoftuar ambasadorët për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, angazhim maksimial për rimëkëmbjen ekonomike, luftën kundër pandemisë COVID-19, si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në rifillimin e procesit të dialogut në funksion të stabilitetit rajonal dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore.
Kryeministri Hoti, ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të shteteve të QUINT-it, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e zhvilllimit dhe të shtetndërtimit. /Reporteri.net/