×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti tregon se si do të nis viti i ri shkollor

    Reporteri
    26 Gusht 2020 | 17:26

    Qeveria e Kosovës sot miratoi planin e Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në kohën e pandemisë së coronavirusit, shkruan Reporteri.net.


    Se si do të fillojë viti I ri shkollor ka folur edhe kryeministri Avdullah Hoti. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për përkrahjen institucionale dhe financiare për fillimin dhe realizimin e suksesshëm të vitit shkollor 2020-2021.

    Sipas tij, mjetet e nevojshme janë llogaritur në vlerë prej 9,515,384 euro.
    “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë format e mësimit në shkollë dhe e-mësimit, të cilat do të zbatohen në nivele dhe shërbime të ndryshme të arsimit para universitar dhe të cilat do të aplikohen varësisht nga skenari për të cilin do të përcaktohen autoritetet kosovare për zhvillimin e mësimit”, ka shkruar ai, transmeton Reporteri..

    Hoti ka thënë se mësimi online dhe në distancë do të zhvillohet dhe publikohet paralelisht me aplikimin e skenarëve të ndryshëm për të qenë në dispozicion të të gjithë nxënësve në Kosovë edhe si formë rezervë në raste të situatave të paparashikuara.

    Ai po ashtu ka thënë se kabineti qeveritar ka miratuar gjithashtu edhe me Master-Planin e projektit për mësimin 2020, i cili shqyrton të gjitha format dhe mundësitë e organizimit të mësimit në vitin shkollor 2020-221.

    “Dokumenti prezanton tre skenarë të ndryshëm, të mundshëm për organizimin e mësimit, sipas kushteve dhe situatave të ndryshme në institucionet e arsimit parauniversitar në Kosovë”, ka shtuar Hoti.

    Këto janë skenarët:
    a) Organizimi i mësimit në shkolla – kërkon investime në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim të shkollave;

    b) Mësimi i kombinuar (mësimi në shkolla dhe mësimi në distancë) – kërkon gjithashtu investim në pastërti, mirëmbajtje dhe dezinfektim. Kërkon angazhim e stafit ndihmës-rezervë duke përfshirë mësues, punëtorë teknik, mjek dhe psikolog. Ky opsion kërkon që njëkohësisht të zhvillohet edhe mësimi online.

    c) Mësimi online dhe në distancë – ky opsion kërkon sigurimin dhe blerjen e pajisjeve teknologjike dhe zhvillimin e mësimit online./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3581669585227703

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!