×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Vizita zyrtare

    Kryeministri i Irlandës pritet me ceremoni shtetërore

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 9:41

    Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu` në Prishtinë, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Varadka, i cili mbrëmë ka arritur në Kosovë së bashku me një delegacion shoqërues irlandez, sot vazhdon takimet.

    Pas takimit me Kurtin, në orën 10.30 do të mbahet konferenca e përbashkët e kryeministrit Kurti dhe kryeministrit të Irlandës, Varadkar.

    Ndërkaq në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

    Vizita në Kosovë, kryeministri i Irlandës sot pritet nga krerët e shtetit

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!