×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i Italisë uron Hotin për marrjen e detyrës së tij si kryeministër i Kosovës

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 22:03

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë telegram urimi nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.


    Në letrën e Contes thuhet se ata e mbështesin me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës.

    “Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e Contes.

    Telegram urimi i plotë:

    I dashur Kryeministër,

    Me rastin e zgjedhjes Suaj për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës, dëshiroj që në emrin tim dhe të Qeverisë italiane t’jua përcjell urimet më të sinqerta për detyrën Tuaj prestigjioze.

    Jam i sigurt se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shteteve tona do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej.

    Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës.

    Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Duke ju uruar çdo sukses në përmbushjen e mandatit Tuaj dhe në pritje për t’ju njohur personalisht, jua shpreh përshëndetjet e mia më të ngrohta.

    Giuseppe Conte,
    Kryeministër i Italisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!