×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Vizita e tij e parë në Kosovë

    Kryeministri irlandez mbërrin në Kosovë, Kurti e pret në Aeroportin e Prishtinës

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 20:02

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sonte në Aeroportin e Prishtinës Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë, shkruan Reporteri.net. 

    Për nesër do të ketë ceremoni shtetërore për ardhjen e kryeministrit irlandez.

    “Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Të enjten në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, transmeton Reporteri.net.

    Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit.

    “Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së largu në orën 10:45”, thuhet tutje në njoftim.

    Presidentja Osmani pret nesër në takim kryeministrin e Irlandës Varadkar

    Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e nesërme do të pres me ceremoni shtetërore homologun e tij irlandez, Leo Varadkar.

    Ceremonia do të mbahet në sheshin Skënderbeu në ora 09:30.

    Kurti nesër e pret me ceremoni homologun e tij nga Irlanda

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!