×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti bën homazhe para varrit të Adem Demaçit

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 16:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit që jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.


    Ai nderoi jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në trevjetorin e vdekjes së tij.

    “Kryeministri Kurti vlerësoi personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që dha ai për çështjen kombëtare”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

    Kurti sot ka bërë homazhe edhe pranë varrit të Enver Zymberit në 10 vjetorin e rënies.

    “Me t’u kthyer nga vizita te të lënduarit në Kroaci, në 10 vjetorin e rënies së Enver Zymberit bëra homazhe në Dubovc të Vushtrrisë. Pasi vendosa lule të freskëta te varri i Enverit, vizitova edhe familjarët e tij. Me bacën Rremë, Muharremin, babain e Enverit, kemi qenë bashkë për afër një vit në burgun e Pozharevcit”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!