×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti citon Leonardo da Vincin para kryediplomatit italian: Të kesh vullnet nuk mjafton, duhet të veprojmë

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 18:09

    Kryeministri Albin Kurti në fjalën në Kuvend ku po mirëpritet ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se Italia përveçse një shtet mik i Kosovës, është edhe shtet shembull se si duhet ecur përpara.


    “Mik i mirëpritur dhe i respektuar, partner kaq i rëndësishëm për Kosovën. Italia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, vetëm katër ditë pas shpalljes së pavarësisë sonë. Ajo vuri në dispozicion territorin e saj. I mbaj mend aeroplanët që ngriheshin nga Aviano duke ndihmuar çlirimin e vendit tonë që bartej nga populli dhe UÇK-ja duke ndalaur gjenocidin serb që synonte shfarosjen e shqiptarëve”.

    Kurti ka lavdëruar ndikimin e Italisë në kulturën europiane, duke thënë se është burim i pashterrshëm vlerash që Kosova duhet të mësojë nga to.

    Po ashtu, Kurti tha se Italia dëshmon respekt të veçantë ndaj punëtorëve përderisa në nenin e parë të Kushtetutës së Italisë thuhet se “Italia është republikë demokratike e themeluar mbi punën”.

    “Respekti për punën është një ndër ato vlera që ne duam të mësojmë dhe zbatojmë. Qeveria e Kosovës ka vendosmëri për të ecur përpara pikërisht përmes punës”.
    Kurti para ministrit italian citoi edhe piktorin e famshëm italian Leonardo da Vinci.

    ““Tash për ne është koha që të dish nuk mjafton, duhet të bëjmë. Të kesh vullnet nuk mjafton, duhet të veprojmë”. Qeveria jonë e ka mandatin për të bërë e vepruar duke kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e miqve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!