×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti e Konjufca bëjnë homazhe për Rasim Thaçin – Cimën

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 9:50

    Para Teatrit Kombëtar të Kosovës po bëhen homazhe në nderim të aktorit të njohur të humorit, Rasim Thaçi – Cima.


    Familja e të humoristit të ndjerë, janë rreshtuara para TKK-së, ku kanë mirëpritur për homazhe qytetarë të shumtë, fansa të humorit të të ndjerit.

    Për të bërë homazhe u paraqitën edhe krerët e lartë të shtetit.

    Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe u ul për t’i shkruar disa vargje të ndjerit, në librin e dedikimeve të vendosur para portretit dhe kurorave me lule.

    Albin Kurti bën homazhe para TKK-së për të ndjerin, Rasim Thaçi.

    Të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeparlamentari i Kyvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!