Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar të martën mbrëma aktivistin e ndjesë, Arbënor Deharin, shkruan Reporteri.net.
“Këmbëngulja e modestia, puna e palodhur dhe durimi. Arbënor Dehari ka qenë ai shembull i aktivistit që nuk dua ta quaj të rrallë, sepse dëshiroj që të gjithë ne të kemi cilësi të ngjashme me të. Arbënori ka qenë prijës i aktivistëve të gjeneratës së tij. Student i shkëlqyer në shkollën politike të Lëvizjes, lexues e përkthyes, herë pas here edhe kontribues me tekste, për përparimin e debatit të argumentuar ideor dhe të mendimit kritik në shoqërinë tonë. Ai nuk kishte pretendime për të qenë prodhues opinionesh për konsum të përditshëm, por kishte prirjen intelektuale për të afruar te populli pikëpamjet filozofike e shkencore”, shkroi Kurti në Facebook.
“E kujtojmë me mall, dhe gëzohemi sa herë shohim te njëri-tjetri ato vlera, atë gatishmëri, pa ambicie për vete e me shumë ambicie për kombin, shoqërinë dhe Republikën. Kurrë nuk të harrojmë, Arbënor Dehari!”, shkroi Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.