×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti flet në Universitetin e Harvardit

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 11:32

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka mbushur 100 ditë në Qeveri, 50 prej të cilave si kryeministër në detyrë.


    Për 100 ditëshin e tij, ai do të flasë edhe në Universitetin e Harvardit, gjatë ditës së hënë, shkruan Reporteri.

    Fjalimi i tij për Universitetin e Harvardit do të jetë online, gjersa do të moderohet nga Nicholas Burns, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

    Ditë më parë kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka lavdëruar punën e kabinetit të tij.

    Ai ka përmendur vendimet e para të Qeverisë, si zvogëlimi i numrit të ministrive, ulja e pagave të qeveritarëve, zbritja e shpenzimeve si dhe ndryshimet në bordet e ndërmarrjeve publike.

    Qeveria e Kurtit u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, iniciuar nga ish partneri i tij në koalicion, LDK. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!