Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka demantuar zërat se gjatë takimit të darkës së mbrëmshme në Bruksel u vërejt një raport i ftohtë mes tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Kurti ka publikuar fotografi nga takimi pa protokoll që ka zhvilluar para darkës me Edi Ramën, shkruan Reporteri.net.
Ai i nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka pasur takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Kurti tha se me Ramën kanë diskutuar miqësisht mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.
Me këtë, Kurti ka hedhur poshtë spekulimet lidhur me raportet e tij dhe Edi Ramës.
Ndryshe, mbrëmë është përfolur se se kryeministrat e dy vendeve, Kosovës dhe respektivisht, Shqipërisë, nuk janë takuar mes veti në Bruksel.
“Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, shkroi Kurti në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.