×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti pret mërgimtarët pa flamurin e Kosovës

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 22:50

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje ka takuar bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë.


    Ai në këtë takim ka folur për katër muajt e qeverisjes së tij. Por një detaj që bie në sy është mungesa e Flamurit Shtetëror të Kosovës.

    Kurti i ka pritur mërgimtarët vetëm me Flamurin Kombëtar, ashtu siç duket edhe në fotografitë e postuara në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Pa mërgatën nuk do të kishte pasur lëvizje dhe mërgata jonë është gjithnjë në lëvizje”, u ka thënë kryeministri Kurti, mërgimtarëve thuhet në njoftimin që është shpërndarë sot nga Vetëvendosje.

    Ai tha se shumëçka është e mundshme dhe shumëçka mund të bëhet më mirë në Kosovën tonë.

    Kurti kujtoi rëndësinë që ka regjistrimi dhe pjesëmarrja e mërgatës edhe në zgjedhjet lokale që po afrojnë.

    Postimi i plotë:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!