Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e sotme ka folur për reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PDK-së, Fadil Nura lidhur me reciprocitetin, Kurti tha se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë.
“Mua shumë më pëlqen deputeti Nura kur insiston për reciprocitet sepse je deputet i mirë i Republikës, por për këtë çështje je në parti të gabuar. Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes të dështojë reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur.”
“Ne do te përgatitemi, do ta vendosim Reciprocitetin dhe nuk do të dështojë ai dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup parlamentar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndroj në partinë e gabuar”, tha ndër të tjerash kryeministri Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.