Kryeministri Albin Kurti thotë nëse arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen evropiane.
Kurti thotë se Serbia nuk mund të nuk mund ta vazhdojë rrugën europiane pa e pranuar shtetin e Kosovës.
“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëjë pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime evropiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevoitet një normalizim i plotë me Serbinë”.
Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në BE.
“Serbia ka dilema meqqenëse ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik. Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë. Pra ata kanë dilema, ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë europiane dhe europerëndimore”, ka deklaruar Kurti.