×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti shtron iftar për myftiun Naim Tërnava

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 22:19

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit ka shtruar iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij.

    I shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryeministri Kurti, u uroi agjërim sa më të lehtë të ditëve të​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

    “Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!