×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti s’pranoi të firmoste deklaratën e përbashkët pasi nuk shkruhej ‘’Republika e Kosovës’’, thotë mediumi serb

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 17:56

    Duket se Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka përfunduar sot pa një deklaratë të përbashkët.


    Kështu sipas raportimeve të mediumit serb Tanjug, ku thotë se deklarata nuk u miratua meqë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi në momentin e fundit, që në dokument të shkruhej ‘’Republika e Kosovës’’.

    Ndërsa thirret në burime të saj, Tanjug tutje thotë se ajo deklaratë është harmonizuar për ditë me radhë, por miratimi i saj u braktis sot.

    Ndërkohë Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se Samiti i Ballkanit Perëndimor ishte më i vështirë nga sa priste dhe se më shumë arsye u transferuan në fushën e politikës sesa diskutuan tema ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!