×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti takohet me Angela Merkel në Tiranë

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 14:04

    Kryeministri Kurti është takuar në Tiranë me kancelaren Angela Merkel në kuadër të takimit të saj me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.


    Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Bosnjës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe ai malazez Zdravko Krivokapiq

    Temë bosht e këtij takimi është padyshim bashkëpunimi rajonal dhe Procesi i Berlinit, një iniciativë që është vlerësuar si urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

    Më shumë rreth këtij takimi pritet të mësojmë nga konferenca e kancelares Merkel me kryeministrin Rama e planifikuar rreth orës 14:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!