×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti takohet me përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 21:13

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, pritën në takim përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka.


    Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që mërgata ka në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit me mërgatën.

    “Gjatë takimit u diskutua për nevojën e rritjes së përfshirjes së mërgatës në vendet pritëse, si dhe angazhimin e mërgatës në transferin e dijës, duke marrë për bazë njohuritë, ekspertizën dhe rrjetin që kanë krijuar ndër vite”, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!