×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kryeministri Kurti udhëton për Gjermani, e presin diskutime mbi planin franko-gjerman

    Reporteri
    17 Shkurt 2023 | 21:32
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Pas aktiviteteve që shënuan Ditën e Pavarësisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për Gjermani.

    Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e Kryeministrit përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në Mynih të Gjermanisë, Kurti do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

    “Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, thuhet në komunikatë.

    Ndërkaq, nga Qeveria Gjermane i kanë thënë Express se në këtë konferencë do të bëhen diskutime edhe për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.

    “Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!