×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri maqedonas: Tronditëse vdekja e aktorit të talentuar të teatrit shqiptar

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 10:16

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shkruar për vdekjen e aktorit të njohur shqiptar, Luran Ahmetit.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se vdekja e Luranit la pas gjurmë të thella në skenën e teatrit.

    “Lajmi për vdekjen e një prej aktorëve më të talentuar të Teatrit Shqiptar Luran Ahmeti është thellësisht shqetësues. Luran u largua, por la pas gjurmët e thella në skenën e teatrit dhe personazhet për t’u kujtuar në më shumë projekte të huaja filmike dhe televizive”, ka shkruar Zaev.

    Aipoashtu shprehi ngushëllime për vdekjen e aktorit të njohur.

    “I shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta familjes në këto momente pikëllimi të thellë. Pusho në paqe Luran”,shtoi Zaev.

    Luran Ahmeti vdiq dje pas një infektimi me koronavirus. Për vdekjen e tij, shkruajtën shumë artistë e miq të tij, të cilët ishin të befasuar dhe nuk i besonin e vdekjes së tij.

    Ahmeti vdiq në moshën 46-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!