×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Hoti arrin në takim me presidentin Vuçiq

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 16:02

    Pas pak minutash pritet të fillojë takimi  mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Reporteri.net ka siguruar disa pamje ku shihet se kryeministri Hoti bashkë me dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj e Albulena Balaj-Halimi tashmë ka arritur në takimin, i cili pritet të shënojë edhe rifillimin e dialogut mes dyja vendeve.

    Nikoqir i takimit të kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq  do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!