×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Kryeministri në ardhje’ Avdullah Hoti konfirmon ministrat e LDK-së

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 19:52

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.


    ‘’Pas një disktuimi të gjatë për sifdave që do na presin në këtë qeveri dhe pas disa javëve negociata me partnerët. Do kemi sifda imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë.’’, ka thënë Hoti në konferencën për medie.

    “Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.

    Këta do të jenë emrat e LDK’së në qeverinë e re, për të cilët Gazeta Online ‘Reporteri.net’ raportoi disa minuta më parë.

    Kryeministër Avdullah Hoti – LDK
    Zv. Kryeminister, Driton Selmanaj – LDK
    Ministre e Financave, Hykmete Bajrami – LDK
    Ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu – LDK
    Ministër i Mbrojtjes, Anton Quni – LDK
    Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi – LDK
    Ministër i Bujqësisë, Besian Mustafa – LDK
    Ministër i Shendetësië, Armend Zemaj – LDK
    Ministër i Infrastrukturës, Arban Abrashi – LDK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!