×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri: Nga nesër lëvizim lirshëm për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 14:03

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.


    Hoti ka shkruar në Facebook se nga e hëna do të lejohet lëvizja e lirë për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit.

    “Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19””, ka shkruar Hoti.

    Hoti ka bërë të ditur se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual.

    Në mbledhjene  sotme të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i cili obligonte qytetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe kanë kryer testin për COVID-19 jo më të vjetër se 4 ditë nuk ju nënshtrohen procedurave të vetizolimit.

    Po ashtu u shfuqizua edhe vendimi për vetizolim për personat që nuk e kanë kryer testin.

    Më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do të reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.

    Mbetet në fuqi pika e vendimit sipas të cilës është përcaktuar që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID19.

    Deri më 12 qershor 2020, Ministria e Shëndetësisë miraton Manualin për Mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, ku specifikohen të gjitha detajet për mënyrën e organizimit të punës në të gjitha bizneset private, ndërmarrjet publike, në institucionet publike dhe çdo veprimtari tjetër.

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3347484125312918

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!