×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri ngul këmbë se nuk ka dialog teknik: Dialogu vetëm për njohje

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 12:05

    Kryeministri Avdullah Hoti ka ripotencuar se nisja e bisedimeve me Serbinë në Bruksel, ka qëllim njohjen reciproke dhe nuk është teknik, siç u tha nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe u thirr një takim nga emisari Miroslav Lajcak.


    Hoti ka komentuar këto fjalë, duke thënë se çdo koment tjetër përveç dialogut teknik ” është shtrembërim ose nuk janë të informuar”, shkruan Reporteri.net.

    “Kemi filluar me samitin e Parisit dhe videokonfernecën e të dielës e javës që shkoiu dhe  takimi I fundit për dy tema specifike duke e e ditur gjithmonë se cili është qëllimi final i dialogut, është vetëm njohja reciproke. Cdo zgjidhje që ne e bëjmë me marrëveshjen finale duhet të jetë derivat I njohjes reciproke. Dialogu është vetëm politik për njohje reciproke. Të enjten është një takim tjetër në Bruksel,  ku do të jetë koordinatori shtetëror për dialogun të cilin do ta emëroj së shpejti. Ky është objektivi I vetëm në këtë proces”, ka thënë Hoti.

    Ndërkohë, i pari i Qeverisë ka bërë me dije se ka ftuar partitë politike të Kosovës për t’u takuar për të biseduar për dialogun me Serbinë, por nuk ka dhënë datë. Hoti potencoi sërish se ka dërguar shkresë në Kuvend, për të kërkuar raportim për takimet në Bruksel.

    Sidoqoftë, Hoti u kritikua në Kosovë nga zyra e presidentit Hashim Thaçi, të cilët e quajtën si gabim shkuarjen në Bruksel të Hotit në kohën kur presidenti po intervistohej në Hagë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!