×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri njofton se do të ketë takim me Pompeon, jep detaje për bisedimet në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 18:10

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është lajmëruar nga Washingtoni, duke treguar se do të kenë takime në Shtëpinë e Bardhë me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, dhe me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptar.


    “Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj”,ka shkruar Hoti.

    Hoti ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime të cilat i kanë shërbyer për të mirë Kosovës dhe nuk do të jetë ndryshe as kësaj here.

    “Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë”, ka potencuar Hoti.

    Ai ka treguar se në Washington do të prezantojnë projekte të mëdha ekonomike të cilat ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe integrimin e Kosovës në tregun rajonal e evropian.

    “Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian”, ka përfunduar kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!