Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është deklaruar në lidhje me mundësinë që vendi i tij të njohë pavarësinë e Kosovës, në ditën që vendi ynë po e shënon 15-vjetorin e mëvetësisë.
Sanchez, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Slloveni, është pyetur në lidhje me pavarësinë e Kosovës dhe mundësinë që vendi i tij të ndryshojë qëndrim, transmeton Klankosova.tv.
Por, siç raporton “Europa Press”, shefi i qeverisë spanjolle ka deklaruar se “është me rëndësi në këtë kohë që të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit” dhe se “një marrëveshje mund të arrihet” në mënyrë që të “mos avancojnë skenarët”.
Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.