×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministrja serbe sërish kërkon që Kosova ta shfuqizojë taksën

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 19:07

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi sot se ende nuk dihet nëse do të mbahet takimi i paralajmëruar me Kosovës e Serbisë për datën 1 korrik në Paris.


    Ajo tha se takimi i Berlinit duhet të rezultojë me vazhdimin e procesit të dialogut, por që sipas saj, deri te kjo nuk mund të vijë derisa Kosova nuk pranon të heqë taksat, për të cilat kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se do të ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur, transmeton kp.

    “Kjo nuk është diçka që thotë vetëm Beogradi, por këtë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë – Shtetet e Bashkuara, anëtarët e BE-së e deri te njerëzit që iniciuan takimet në Berlin dhe Paris”, tha Bërnabiq në Paris pas takimit me homologun e saj francez, Edouard Phillipe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!