Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se shpreson që qeveria e re e Prishtinës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, të heqë sa më shpejt taksën dhe masat e reciprocitetit për mallrat nga Serbia në mënyrë që, siç tha ajo, Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin tregtar.
Ajo tha të enjten se vendimi për këtë nuk varet nga Serbia dhe se Beogradi mund të apelojë që ajo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi, sipas saj,një gjë të tillë po e bëjnë që nga 21 nëntori 2018, kur u vendos taksa prej 100 përqind.
Këto deklarata shefja e ekzekutivit serb i bëri në ditën kur Avdullah Hoti morri detyrën e shefit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.